Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes! Asgjësoni 15 bashki

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes! Asgjësoni 15 bashki

Në kuvend vijon seanca maratonë ku pritet të hidhet për votim reforma e njëanshme e propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Edi Rama e cila parashikon shkrijen e 15 bashkive. Lideri i PD-së Sali Berisha tha se po asgjësohen 15 bashki, prej të cilave ka me performancë shumë të mirë. Më tej Berisha akuzoi deputeten socialiste Olta Xhaçka se ka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes. Pjesë nga fjala e Sali Berishes Gjuha që përdoret këtu nga deputetët e Padrinos është forma më e lartë e korruptimit të gjuhës. Është akti më i rëndë i korrupsionit jo vetëm të gjuhës, por edhe të mendimit. Është krim që transmetohet nëpër medieve në mbarë Shqipërinë. Shikoni mor zotërinj, këta asgjësojnë 15...