Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, duke e paralajmëruar se asnjë veprim i qeverisë nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se PD-ja, anëtarët dhe mbështetësit e saj në të gjithë vendin do të vijojnë të qëndrojnë në krah të studentëve, pavarësisht akteve të kryeministrit, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve. Në vijim, kreu i opozitës i bëri thirrje Ramës të largohet nga detyra, duke iu referuar Nicolae Çausheskut, ish-diktatorit rumun që u ekzekutua pas rrëzimit të regjimit në vitin 1989, dhe Ramiz Alisë, ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, i cili u largua nga pushteti gjatë tranzicionit politik. Deklarata e Kryetarit të PD, Sali Berisha: Jam këtu për të...
Burimi:
syri.net