Berisha: Tre persona e kontrollojnë sot Edi Ramën, ky i fundit kontrollon totalisht SPAK-un

Berisha: Tre persona e kontrollojnë sot Edi Ramën, ky i fundit kontrollon totalisht SPAK-un

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale u ndal te skandalet e bujshme të qeverisë “Rama”, si “Balluku” apo “AKSHI”. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Balluku, Agasi, Ermal Beqiri, de facto janë padronët në krim të Edi Ramës. Sipas Berishës, Balluku është noterja e krimeve të Ramës. Berisha: E vërteta është, dhe ua them me fakte, se personat që kontrollojnë sot totalisht Edi Ramën janë tre. Është Lubi Balluku, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Pse janë këta? Sepse të paktën minimumi 60 gjer 70% të krimeve të tyre janë të porositura nga Edi Rama. Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se Lubi Balluku është notere ose bashkë-autore në të gjitha vjedhjet, që Edi Rama ka bërë që kur...