Berisha thirrje: Të shtunën në orën 12:00, të bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve

Berisha thirrje: Të shtunën në orën 12:00, të bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve

Kreu i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve gjatë një konference me gazetarët që ti bashkohen revoltës së rinisë. ‘Të shtunën në orën 12:00, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve’, tha lideri i opozitës. “Jam sot, para jush për të bërë thirrje demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve të mbarë Shqipërisë, ditën e shtunë në ora 12.00, në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në mbështetje të revoltës studentore. Revolta studentore përbën, në fakt, përballjen më të ashpër dhe më të suksesshme të rinisë shqiptare me narkoshtetin, narkoregjimin, padrinon, Edi Rama. Rrugët dhe sheshet e Tiranës janë dëshmitarë të akteve të trimërisë dhe guximit më të madh që kanë parë ndonjëherë, por edhe të barbarive të qendrimeve shtazarake, të narkobanditëve të Edi Ramës,...