Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

Edhe pse ishte kamufluar si një protestë e studentëve, Sali Berisha e bëri të qartë edhe njëherë së është Partia Demokratike ajo që do të organizojë protestën e nesërme përballë kryeministrisë në orën 12:00. Në një deklaratë për mediat ditën e sotme ai u bëri thirrje militantëve të PD-së nëpër rrethe që t’i bashkohen protestës që partia e tyre do të zhvillojë nesër. “PD fton të gjithë anëtarët, anëtaret, mbështetësit e saj nga mbarë vendi në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore. Nesër i japim një mesazh qeverisë se studentët kanë dhe do të kenë mbështetjen e plotë tonën. Studentët në revoltën e tyre kërkojnë që të mbeten fëmijë të këtij vendi. Kërkojnë që ëndrrën e tyre më të bukur rinore ta...