Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: PD në mbështetje të studentëve (VIDEO)
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare të shtunën e 31 tetorit. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se PD është në mbështetje të studentëve. Sipas Berishës, mbështetja dhe mbrojtja e studentëve janë dy parimet e PD-së. “Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë", tha Berisha. Edhe të shtunën e kaluar, 24 tetor, PD iu bashkua protestës së studentëve. Protesta zgjati deri në orët e mbrëmjes, ku u regjistruan përplasje të ashpra dhe incidente. Rasti më i rëndë ishte ai i plagosjes në sy të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë në...
Burimi:
zeri.ai