“Berisha, tërhiqu!”/ Çfarë fshihet pas vizitës së kreut të opozitës në SHBA? Dalin dy skenarët
Vizita e paralajmëruar e Sali Berishës në Washington u kthye në një nga temat më të debatuara të emisionit “Jashtë Kontrollit”. Diskutimi nisi nga data e udhëtimit dhe simbolika e saj, duke qenë se 9 shtatori lidhet me vendimin e vitit 2021 për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Leonard Karaj argumentoi se data mund të jetë zgjedhur për të ndërtuar një mesazh politik rikthimi. Sipas tij, Berisha kërkon ta paraqesë udhëtimin si kundërpërgjigje simbolike ndaj vendimit të atëhershëm të Lulzim Bashës. Karaj theksoi, megjithatë, se humbja politike e Bashës nuk do të thotë domosdoshmërisht fitore e Berishës. Pika më e fortë e debatit erdhi kur Karaj deklaroi se sa më shumë konsolidohet Berisha në krye të Partisë Demokratike, aq më shumë...
Burimi:
ntv.al