Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Sali Berisha thotë se të shtunën do të mbahet protesta më e madhe kombëtare, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë. “E shtuna është dita e protestës më të madhe kombëtare, e thirrur në mbështetje të protestës studentore dhe gjimnazistëve”, deklaroi Berisha. I pyetur nga gazetarët nëse përfshirja e PD-së mund ta dëmtojë protestën, Berisha e hodhi poshtë këtë pretendim dhe theksoi se opozita po e mbështet lëvizjen studentore. “Këta njerëz që mendojnë janë puthadorë të Edi Ramës. Këta janë puthadorë të Edi Ramës. Këta krahasojnë të pakrahasueshmet. Dhe të krahasosh pushtetin ekzekutiv me pushtetin moral të opozitës, je një idiot politik, më së shumti je një puthador dhe skllav i qeverisë. S’krahasohen të pakrahasueshmet”. Ai i cilësoi zgjedhjet e fundit si “farsë elektorale”...