Berisha: Të shtrosh pyetjen ‘Ja iku narkodiktatori, po kush do vijë?’ do të thotë të jesh skllav i tij

Berisha: Të shtrosh pyetjen ‘Ja iku narkodiktatori, po kush do vijë?’ do të thotë të jesh skllav i tij

Kreu demokrat tha duke ju përgjigjur pyetjes se një gazetari se, ‘të shtrosh pyetjen “Ja, iku narkodiktatori, po kush do të vijë?” do të thotë të jesh skllav i narkodiktatorit’. Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, në pothuajse çdo panel televiziv shtrohet një pyetje: “Po iku Rama, kush do të vijë?” A keni ju një përgjigje për një pyetje të tillë? Sali Berisha: Nuk ka pyetje më turpëruese, më komprometuese në rrafshin moral dhe ligjor sesa kjo pyetje. Edi Rama është faktuar tashmë si ndërtuesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. I narkokracisë më të egër në planet. Shqipëria është disa herë më narkoshtet se Kolumbia që prodhon kokainën, sepse Shqipëria është parajsa e larjes së parave të klaneve më të fuqishme të...