Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajtu “paturpësi ekstreme” deklaratën e Kryeministrit Edi Rama në SHBA se ish-presidenti amerikan, Joe Biden, tradhtoi Hashim Thaçin. “Joe Biden nuk është më president, por e thashë dhe më parë, në të gjithë karrierën e tij, ai votën dhe qëndrimin e ka pasur në favor të shqiptarëve. Nuk ekziston asnjë dokument në botë që Joe Biden t’i ketë premtuar një njeriu apo një tjetri se do ta mbrojë nga gjykimi dhe drejtësia”, tha Berisha. “Të shfrytëzosh një vendim të padrejtë të një gjykate për të shpallur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara tradhtar të Hashim Thaçit, pra njeri të pabesë ndaj këtij individi, do të thotë të jesh i zhveshur nga çdo normë morale. Dhe të kesh një hall...
Burimi:
javanews.al