“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi deklaratat e Sali Berishës dhe zhvillimet brenda lëvizjes së protestës, duke e cilësuar situatën si një revolucion që, sipas tij, po kthehet kundër vetë protagonistëve. Çupi u shpreh se deklaratat e Berishës nuk përbënin një surprizë për ata që i kanë ndjekur zhvillimet, ndërsa theksoi se kreu i demokratëve, në daljen e tij publike, kishte marrë rolin e një spikeri për të përcjellë mesazhe të caktuara. Analisti ngriti pikëpyetje edhe mbi ndikimin e aktorëve të tjerë politikë në këtë qëndrim, duke aluduar se Berisha mund të ishte duke përcjellë një mesazh të përcaktuar nga Edi Rama. Sipas Çupit, nga kjo dalje Berisha synon të përfitojë politikisht, duke pretenduar se ka fituar mbështetje njerëzore dhe të...