Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita duhet të hyjë në një proces të thellë ripërtëritjeje dhe modernizimi për të fituar besimin e sovranit. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve në Fier, Berisha theksoi se arritjet historike të së kaluarës nuk mjaftojnë më dhe se PD duhet të përpunojë një program të ri politik që u përgjigjet drejtpërdrejt halleve dhe interesave më jetike të qytetarëve shqiptarë. Sipas liderit të opozitës, qytetarët nuk do ta votojnë Partinë Demokratike vetëm për shkak të meritave të saj në të kaluarën, si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, sjellja e projektit TAP, ndërtimi i infrastrukturës apo përmbysja e diktaturës komuniste. Ai nënvizoi se besimi politik fitohet përmes transformimit të brendshëm dhe empatisë ndaj problemeve ditore të njerëzve....
Burimi:
javanews.al