Berisha sfidon sërish SHBA: Nuk kam qenë kurrë non grata
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nuk e konsideron veten asnjëherë “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se masa ndaj tij lidhej me ndalimin e vizës dhe jo me shpalljen si person të padëshirueshëm. Në një deklaratë për mediat, Berisha iu përgjigj pyetjes lidhur me vizitën e tij në SHBA pas disa vitesh dhe qëndrimin e tij ndaj vendimit amerikan. Ai përmendi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim dhe ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke pretenduar se ata sot nuk gëzojnë të njëjtin pozicion apo mbështetje në SHBA. Berisha përmendi gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke i lidhur me atë që ai e cilësoi si persekutim politik ndaj tij. “McGonigal...
Burimi:
ntv.al