Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban konferencë për mediat sot më 23 tetor. Berisha tha se kryeministri Edi Rama sot doli si zëdhënës i Prokurorisë së kohës së shkuar. “Edi Rama doli dhe nxorri një galeri emrash, si zëdhënës i Prokurorisë së kohës së shkuar. Përmendi akuza të rënda. Harroi se të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit nuk është mençuri. Ai tha se në asnjë vend të Europës nuk ka ndodhur që të ketë më shumë policë të plagosur sesa protestues. Është i pafytyrë dhe i pa nder. Shqiptarët panë gjatë këtyre ditëve plumba mbi trupat e tyre, panë si asnjëherë më parë dhunë të tmerrshme. Panë bisha, kafshë të vërteta me uniformë, që ushtronin dhunë mbi protestuesit, panë barbari ndaj...