Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se emrat e kandidatëve dhe drejtuesve që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet e ardhshme lokale do të bëhen publikë në një kohë sa më të shpejtë. I pyetur nga mediat lidhur me mënyrën se si do të përzgjidhen kandidatët, Berisha u shpreh se për këtë çështje ka mendime të ndryshme brenda partisë dhe se procedura përfundimtare do të përcaktohet nga forumet drejtuese të PD-së. Berisha u ndal edhe te mundësia e një kandidature të përbashkët opozitare për Bashkinë e Tiranës, duke kërkuar krijimin e një koalicioni të gjerë në të gjithë vendin. “Nuk ka dyshim se ai me ndërhyrjen e fundit, me transferimin e tij në kundërshtim me të gjitha procedurat, ai është i gatshëm...
Burimi:
gijotina.com