Berisha pyetet nëse do të tërhiqet nga politika, ja si përgjigjet kreu i PD: Po pse?! I ka Zoti ca gjëra në dorë dhe… (VIDEO)
Kryetari i PD ka folur mbrëmë mbi aktualitetin politik, vizitën në SHBA, situatën në parti dhe të ardhmen e tij politike. A ka ardhur momenti që Sali Berisha të tërhiqet nga politika? Kjo ishte një nga pyetjet që gazetari Blendi Fevziu i përmendi në emisionin “Opinion”, duke i kujtuar moshën e tij dhe zgjedhjet e vitit 2029, duke e pyetur nëse e sheh veten ende në drejtimin e Partisë Demokratike. Berisha krejtësisht i prerë, tha se sot i përgjigjet detyrës me të njëjtën energji dhe forcë si 20 vite më parë. Fevziu: Zoti Berisha ju kaluat një nga gjërat që dukej e pamundur, pra të heqësh një sanksionim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pothuajse i pamundur por gjithsesi u arrit. Arritët të shkonit...
Burimi:
javanews.al