Berisha: Prokuroria i ka regjistrimet e Agasit, por po fshijnë videot e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për arrestimin e Ergys Agasit, duke bërë një sërë akuzash të lidhur me rolin dhe ndikimin që Agasi ka pasur pranë qeverisë. Në një deklaratë publike, Berisha e cilësoi Agasin si “koordinatorin e Edi Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës”, duke pretenduar se ai kishte një rol të rëndësishëm në kontrollin e të dhënave dhe institucioneve shtetërore. Sipas Berishës, përmes lidhjeve me drejtues të institucioneve, Agasi kishte akses dhe ndikim mbi të dhënat e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri. Sipas ish-kryeministrit, Agasi kishte nje zyre ku hynin e dilnin zyrtare te larte dhe ser ata regjistroheshin me ze dhe figurë. Berisha theksoi se “prokuroria i ka regjistrimet e Agasit në...
Burimi:
gijotina.com