Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për mediat në Rinas, Berisha u shpreh se udhëtimi në SHBA ka qenë një eksperiencë që e ka përjetuar si një moment të rëndësishëm personal dhe politik. Duke e përmbledhur me një fjalë Berish a u shpreh se vizita në SHBA përfaqëson: ‘Ripërtëritje.’ Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Së pari një përshëndetje shumë të përzemërt për ju që jeni këtu, dhe për të gjithë shqiptarët. Po kthehemi nga një udhëtim që me siguri ju kërkoni nga unë ta vlerësoj. Ajo çka mund t’u them unë, se ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Pra, ta quajmë ripërtëritje.