Berisha premton rikthimin e 100 bashkive: Do të bëhen realitet
Pas votimit të hartës së re territoriale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se, nëse PD-ja vjen në pushtet, do të rikthejë bashkitë e premtuara. Ai e cilësoi riorganizimin e pushtetit vendor si një nga shtyllat e planit të tij për ripopullimin e vendit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha tha se 100 bashkitë e premtuara do të krijohen dhe se mund të rikthehen edhe një numër tjetër bashkish e komunash. Ai iu përgjigj shqetësimeve të qytetarëve për ndryshimet territoriale dhe ndikimin e tyre në zonat e prekura. “Unë i garantoj të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se ato do të rikthehen plotësisht. 100 bashkitë e premtuara do të bëhen realitet dhe një numër tjetër i konsiderueshëm bashkish dhe...
Burimi:
ntv.al