Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se partia që ai drejton e mbështet protestën “që nga minuta e parë”, por nuk është organizatore e saj. “Partia Demokratike është në protestë që në datën 1 qershor, por dua të sqaroj një gjë. Vera që kaloi u karakterizua nga protesta më e madhe qytetare në historinë e vendit. Në këto rrethana, partia e protestës, nëna e protestës në Shqipëri, u përshtat dhe respektoi karakterin qytetar. Morën pjesë me qindra mijëra anëtarë të PD-së çdo natë, pa simbolet e saj. Vendosi të respektonte frymën dhe karakterin qytetar. Sa i përket protestës së studentëve, po përpiqen shumë për autorësi, por e vërteta është se protesta u thirr nga Sindikata e Universiteteve, më 13 tetor, te Ministria e Arsimit....
Burimi:
javanews.al