Berisha: Padrino ngarkon Pjerin Ndreun me të birin të krijojë partinë rezervë të Partisë së Krimit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar skenarin për krijimin e një partie rezervë të mazhorancës, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka ngarkuar Pjerin Ndreun dhe të birin për këtë projekt politik të lidhur ngushtë me interesat e pushtetit. Në mbështetje të denoncimit të tij, Berisha ka publikuar komunikime nga grupe studentësh, ku diskutohet bojkoti, paraqitja e kërkesave dhe krijimi i një force të re politike që do të përfaqësonte interesat e tyre. Në mesazhet e publikuara, i biri i Pjerin Ndreut, Kristian Ndreu flet për nevojën e një alternative të re politike përtej protestave, ndërsa në një tjetër komunikim propozohet që senatorët e grupeve t’i drejtohen dekanatit për të kërkuar garanci se studentët nuk do të penalizohen për shkak të bojkotit.
Burimi:
syri.net