Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri
Kreu i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të diel një takim me shqiptarët e Amerikës në New Jersey. Berisha është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Gjatë aktivitetit u dëgjuan edhe thirrjet “Rama në burg”, duke krijuar një atmosferë të fortë politike. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi takimin si një moment të veçantë dhe emocional. Ai vlerësoi kontributin e Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara ndër vite. “Ju jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri”, u shpreh Berisha para të pranishmëve. Sipas tij, diaspora shqiptare në SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimet demokratike në Shqipëri. Berisha përmendi gjithashtu rolin e saj në mbështetjen e çështjes së Kosovës dhe luftën për liri. “Diaspora shqiptare në...
Burimi:
gijotina.com