Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas të Texas-it, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një seri takimesh të nivelit të lartë, me anëtarë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Departmentit të Drejtësisë, eksponentë të Partisë Republikane, kandidatë për në Kongres, zyrtarë të administratës Trump, si dhe personalitete të njohura të lëvizjes konservatore në Shtetet e Bashkuara. Kështu ai u takua me disa përfaqësues të njohur të Kongresit, dy kongresmenët republikanë Brian Jack dhe Brandon Gill dhe me dy komgresiste, Beth Van Duyne dhe Victoria Spartz. Berisha takoi gjithashtu Mike Rogers, kandidat republikan për Senatin në shtetin e Michigan-it, një shtet me një komunitet të zgjeruar shqiptar, i cili pati peshë në fitoren e presidnetit Trump në këtë shtet. Ai...