Berisha ndez thirrjen për protestë: Tani është radha juaj, vriteni frikën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve, gjimnazistëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë në Tiranë kundër qeverisë. Në një videomesazh drejtuar shqiptarëve, ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorim të dhunës policore ndaj protestuesve dhe ka kërkuar mobilizim më të gjerë qytetar. Berisha pretendon se gjatë javës së fundit më shumë se 2 mijë të rinj, përfshirë gjimnazistë, studentë dhe të mitur, janë dhunuar, ndaluar ose arrestuar. Ai ka kritikuar përdorimin e shkopinjve të gomës, gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës gjatë përplasjeve, duke e cilësuar ndërhyrjen policore si joproporcionale dhe të paligjshme. Shifrat dhe akuzat e paraqitura në videomesazh janë pretendime të kreut të opozitës dhe nuk shoqërohen në materialin e publikuar me...
Burimi:
ntv.al