Berisha merr vizën amerikane, zbulohet dhe delegacioni që do ta shoqërojë gjatë vizitës në SHBA

Berisha merr vizën amerikane, zbulohet dhe delegacioni që do ta shoqërojë gjatë vizitës në SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pajisur me vizë amerikane dhe pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Burime pranë Partisë Demokratike thanë për TCH se Berisha është njoftuar se ka marrë vizën amerikane për të udhëtuar drejt SHBA-së. Të njëjtat burime konfirmojnë se kryedemokrati pritet të tërheqë pasaportën gjatë paradites së nesërme pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Sipas informacioneve, udhëtimi drejt SHBA-së pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe Berisha nuk do të jetë i vetëm. Me të pritet të udhëtojnë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, si dhe Enri Ceno, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Demokratike. Lajmi për pajisjen me vizë amerikane vjen vetëm...