BERISHA: MERITONI PLUMBA GOME DHE THYERJE KOCKASH E KAFKASH
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit bllokoi foltoren, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi prezantonte rendin e ditës. Me të marrë fjalën, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për dhunë ndaj deputetëve socialistë, për të cilët tha se meritojnë plumba gome, gaz lotsjellës e ‘çarje kafkash’. “Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh. U çanë kafka. U përshtatën mjetet më të egra dhe u përdorën kundër të rinjve. Këta që shihni këtu janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka e çajnë kafka. Këta meritojnë gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës”, tha Berisha. Menjëherë kryeparlamentari Niko Peleshi kritikoi kreun e PD-së dhe i hoqi atij të drejtën e fjalës për gjithë ditën, me...
Burimi:
ntv.al