Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

Berisha, ka deklaruar gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA se shpopullimi, ekonomia dhe ndikimi i krimit të organizuar janë ndër problemet më të rënda me të cilat përballet Shqipëria. Berisha tha se, sipas tij, mbi 46% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai e lidhi këtë fenomen me qeverisjen e Edi Ramës, të cilën e cilësoi si një “regjim të drogës”, duke pretenduar se paratë e narkotikëve kanë ndikuar në ekonomi, financa dhe institucione. “Ky regjim ka një fuqi helmuese të paparë në historinë të, dhe kjo fuqi helmuese është droga”, deklaroi Berisha. Sipas kreut të PD-së, ndikimi i parave të paligjshme është reflektuar edhe në kursin e këmbimit. Ai pretendoi se gjatë dekadës së fundit...