Berisha kujton Nënë Terezën: Bijë e madhe e kombit shqiptar

Berisha kujton Nënë Terezën: Bijë e madhe e kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të mëdha të njerëzimit dhe “bijën më të shquar të kombit shqiptar”. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha kujtoi 5 shtatorin e vitit 2016, kur në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës. Berisha vlerësoi kontributin e saj në shërbim të të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve dhe njerëzve në nevojë, duke e cilësuar shenjtërimin e saj si një moment me rëndësi të veçantë për shqiptarët. “Ajo lindi shqiptare, u bë qytetare e botës dhe mbeti deri në fund një bijë krenare e kombit të saj”, shkroi Berisha. Në mesazhin e tij, kreu i...