Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga New Jersey i bëri thirrje shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë që të bashkohen në betejën për çlirimin e Shqipërisë nga narkoshteti. Berisha tha se vizita në SHBA nuk është vetëm për falënderime dhe festime, por edhe për të përcjellë një thirrje për shqiptarët në Kanada, Itali, Gjermani, Greqi, Spanjë dhe vende të tjera të Evropës e botës. “Dita e sotme mund të jetë për ne një moment përmbushje dhe triumfi, por ne si shqiptarë kemi disa arsye shumë të forta që sot të mos jemi të përmbushur, të mos ndjehemi të përmbushur dhe triumfues. Jo dhe jo. Sepse Shqipëria, dheu ynë i dashur, po rrokulliset ndoshta më shumë se kurrë në ekzistencën e saj. Në Shqipëri ekstremi i...