“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

Ish-deputeti dhe themeluesi i “Djathtas 1912” Enkelejd Alibeaj tha se Sali Berisha me vizitën në SHBA ka fituar vetëm bastin dhe sfidën e tij për të shkelur territorin amerikan, por sipas tij pyetja e madhe është me çfarë kosto e ka bërë këtë. Sipas Alibeajt, Berisha drejton një parti të përçarë e të gjymtuar, që s’ka forcë të influencojë axhendën politike. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Alibeaj u shpreh se Berisha është kreu i PD dhe nuk mund të konsiderohet si lideri i të gjithë opozitës. “Berisha është kryetar, lider, i PD-së. Ka shumë parti në Parlament që s’e njohin as për lider, as për aleat. Është lider i partisë më të madhe, por jo i opozitës. Opozita janë...