“Berisha i lau duart që në 1997 me amerikanët, pagoi miliona dollarë”- Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

“Berisha i lau duart që në 1997 me amerikanët, pagoi miliona dollarë”- Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi investimin amerikan në Shqipëri dhe rëndësinë strategjike që, sipas tij, ai mbart për vendin. Beqiri e cilësoi SHBA-në si një aleat të rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa foli edhe për zhvillimet dhe tensionet në rajon. Ai kritikoi opozitën dhe veçanërisht Sali Berishën, duke bërë akuza lidhur me ngjarje të së shkuarës në Shqipëri. Beqiri kërkoi gjithashtu që drejtësia të hetojë Berishën për përgjegjësinë e tij të pretenduar për këto ngjarje. “Ai investim e ka një emër dhe është një investim amerikan, që bëhet në një pikë më nevralgjik për Shqipërinë. Është një pikë dominuese. Larguam rustë, por tani jemi të bindur që kemi një aleat tepër të besueshëm. Kemi të bëjmë me një...