Berisha fton forcat politike: Mbani programet tuaja, por të bashkohemi të rrëzojmë armikun madhor të Kombit, Edi Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje forcave të tjera politike opozitare të bashkohen në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se bashkëpunimi nuk duhet të kushtëzohet nga programet apo qëndrimet politike të partive, por nga një objektiv i përbashkët që, sipas tij, është largimi i kryeministrit. Berisha deklaroi se ftesa i drejtohet edhe subjekteve që kanë programe kundër Partisë Demokratike, duke u kërkuar të lënë mënjanë përplasjet dhe të bashkërendojnë veprimet kundër qeverisë. “Ftoj sot këtu të gjitha forcat politike, edhe ato që në program janë anti-Parti Demokratike. Mbaje programin si të duash, nuk kërkoj ndryshimin, por ama nuk mund të mohosh se rreziku madhor i kombit është Edi Rama”, u shpreh...
Burimi:
gijotina.com