Berisha: Edi Rama është e shkuara, prandaj duhet të bëjmë gjithçka për ripërtëritjen e partisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e sheh ripërtëritjen e PD-së si detyrën kryesore të opozitës përballë zhvillimeve të fundit politike. “Janë tetë rezoluta ndërkombëtare, të cilat denoncojnë publikisht narkoshtetin, farsën zgjedhore të Edi Ramës, shtypjen e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe burgosjet politike”, deklaroi Berisha. Kreu i PD-së iu referua edhe protestës së opozitës, e cila sipas tij ka vijuar për më shumë se 100 ditë, duke e cilësuar atë si një nga instrumentet kryesore të përballjes politike me qeverinë. “Partia Demokratike duhet të bëjë gjithçka për ripërtëritjen e saj”, deklaroi kreu demokrat. Sipas tij, ripërtëritja nuk mund të reduktohet në ndryshimin e emrave në drejtimin e PD-së. Berisha e përkufizoi atë si një proces më të gjerë, që duhet të prekë mënyrën...
Burimi:
gijotina.com