“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

Ish-drejtues i lartë i Policisë, Mit’hat Havari, ka kujtuar grushtin e dështuar të shtetit të organizuar nga Sali Berisha dhe PD në 14 shtator 1998. Në një intervistë për ‘Frontline Interview’, Mithat Havari i cilësoi ngjarjet e shtatorit 1998 të turpshme. Ai akuzoi drejtpërdrejtë Sali Berishën, të cilin e quajti komunist, për episodet e dhunës asokohe, duke deklaruar se kryedemokrati përdori vrasjen e Azem Hajdarit për të krijuar alibinë për marrjen e pushtetit me dhunë. “Ato kohë kanë qenë të ashpra. Ato filluan para se të vinte 14 shtatori. Ka pasur vrasje, arrestime, protesta të ashpra ndaj policisë. Policia ka 2 kundërshtarë të egër, krimin dhe politikën. Ka qenë e ngjeshur, me vrasje, plagosje, me rritje të intensitetit kriminal. Edhe gjuha e politikës ishte trashur...