Berisha: Çdo protestues i burgosur do dëmshpërblehet me trefishin e ligjit, asgjë nuk e ndal popullin shqiptar
‘Çdo protestues i burgosur do dëmshpërblehet me trefishin e ligjit’. ‘Asgjë nuk e ndal popullin shqiptar;, tha kreu demokrat duke komentuar ndalimin me dhunë të protestuesve kundër qeverisë. Zoti Berisha, dhe një pyetje tjetër. Gjykata Penale e Tiranës në shumicën e rasteve, protestuesit të cilët janë arrestuar gjatë protestave, i ka liruar. Përpos disave që janë caktuar ‘arrest me burg me afat’, ose ‘arrest në shtëpi’. Si e komentoni ju këtë fakt? Sali Berisha: Së pari, ata që janë dënuar me arrest shtëpie dhe burg, i garantoj se çdo ditë burg do të dëmshpërblehet me trefishin e ligjit! Çdo ditë! Është burg për lirinë, për dinjitetin e shqiptarëve! Së dyti, i përgëzoj ata gjykatës, të cilët në përgjegjshmëri të plotë, në zbatim të ligjit, kanë...
Burimi:
syri.net