Berisha: Balluku ka vjedhur miliona euro, ndërsa Lubia e SHISH sigurinë kombëtare! Qeveria ka marrë goditjen më të rëndë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me hetimin ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar zhvillimin si një nga goditjet më të rënda ndaj qeverisë së Edi Ramës. Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet përballë një situate të rëndë institucionale dhe akuzoi qeverinë se ka humbur legjitimitetin për të qeverisur vendin. Berisha: Kryesia mblidhet sot në një moment të rëndësishëm për vendin. mblidhemi në një kohë kur regjimi i narko shtetit, regjimi i Edi Ramës ka marrë goditjet më të rënda në të gjithë ekzistencën e tij. Diskreditimin më të madh, ka humbur cdo legjitimitet që të qeverisë këtë vend. Është sot qeveria më e damkosur në Evropë dhe më gjerë. Çdo ditë e më...
Burimi:
gijotina.com