Berisha akuza për ndryshimet në Qeveri: Shëndetësinë e mori në dorë vetë Rama! Demo i gatuar me bandat, ka lidhje të afërta me kreun e SPAK

Berisha akuza për ndryshimet në Qeveri: Shëndetësinë e mori në dorë vetë Rama! Demo i gatuar me bandat, ka lidhje të afërta me kreun e SPAK

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, duke u ndalur te ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo. Për ministren e Shëndetësisë, Berisha përdori një gjuhë të ashpër kritike, duke e lidhur emërimin e saj me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se nuk e njeh personalisht ministren dhe se nuk mund ta paragjykojë për shkak të lidhjeve familjare, por vuri në pikëpyetje vendosjen e një ekonomisteje në drejtimin e këtij dikasteri. Sipas Berishës, shëndetësia është aktualisht në një gjendje shumë të rënduar dhe emërimi i ministres së re lidhet me atë që ai e cilësoi si “dorën e zezë të Surrelit”. “Kjo ministrja që iku, kjo...