Berat/ Grabitje spektakolare! Hajdutët përlajnë 200 milionë lekë në kasafortat e biznesmenëve
Dy grabitje të njëpasnjëshme, me një vlerë totale prej rreth 200 milionë lekësh, kanë tronditur qarkun e Beratit gjatë javës së fundit. Në shënjestër të autorëve kanë qenë dy biznesmenë, të cilëve u janë grabitur kasafortat gjatë orëve të natës. Njëra prej ngjarjeve ka ndodhur në ambientet e biznesit “Veza e Mëngjesit”, përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, në pronësi të shtetasit Leonard Fani. Grabitja e dytë është regjistruar në banesën e shtetasit Lumnir Osoja, pronar i kompanisë “Center Albania”. Sipas të dhënave paraprake, në të dyja rastet autorët kanë mundur të marrin kasafortat, ku dyshohet se ndodheshin rreth 100 milionë lekë në secilën prej tyre. Hetuesit dyshojnë se pas dy grabitjeve mund të fshihet një grup prej disa personash, të cilët kanë vepruar në mënyrë të...
Burimi:
javanews.al