Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Një gjykatë në Belgjikë ka vendosur të zgjasë me një muaj paraburgimin e një shtetaseje kanadeze me origjinë kineze, e cila dyshohet për spiunazh gjatë periudhës kur punonte si praktikante në selinë ushtarake të NATO-s në Mons. Prokuroria Federale e Belgjikës bëri të ditur se Dhoma e Akuzave vendosi për zgjatjen e masës së paraburgimit pasi shqyrtoi ankesën e të dyshuarës ndaj një vendimi të mëparshëm për mbajtjen e saj në paraburgim. Sipas autoriteteve, gruaja po mbahet në kuadër të një hetimi federal lidhur me dyshime për veprimtari spiunazhi. Në korrik, mediat belge raportuan se shtetasja kanadeze ishte arrestuar pasi kishte tërhequr vëmendjen e shërbimeve të sigurisë në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), që ndodhet në Mons dhe shërben si seli ushtarake...