Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi
Presidenti Bajram Begaj, uroi nisjen e vitit të ri shkollor. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj shkruan se çdo ditë në shkollë është një mundësi për të mësuar, për të parë dhe për të ëndërruar. Duke vleresuar rëndësinë e shkollës në formësimin e brezave të rinj dhe arsimimin cilësor si themel për të ardhmen e vendit, Kreu i Shtetit motivon nxënësit të ndjekin me përkushtim këtë vit shkollor. “Besoni te vetja, besoni tek ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja. Ajo do të jetë më e mirë dhe është në duart tuaja,” u shpreh Presidenti në mesazhin e tij. Presidenti Begaj përcolli një urim të veçantë për fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje...
Burimi:
javanews.al