Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takohet me homologun Mohamed bin Zayed, zbulohet agjenda! Vizita e parë e një presidenti shqiptar
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi vizitën e parë zyrtare të një kreu të shtetit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u prit nga Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Takimi rikonfirmoi angazhimin e dy vendeve për forcimin e partneritetit politik dhe ekonomik, si edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Gjatë bisedimeve në Abu Dhabi, Begaj falënderoi Emiratet për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, duke kujtuar ndihmën gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022. Një nga temat kryesore të takimit ishte bashkëpunimi ekonomik. Presidenti u shpreh se hapja e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve...
Burimi:
javanews.al