Begaj në Abu Dhabi, takohet me homologun Mohamed bin Zayed

Begaj në Abu Dhabi, takohet me homologun Mohamed bin Zayed

Presidenti Begaj me Sheikun Mohamed bin Zayed Al Nahyan ABU DHABI- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zhvilluar diten e sotme nijë vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, në atë që shënon vizitën e parë të një Presidenti shqiptar në këtë vend. Në Abu Dhabi Begaj u prit nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin zhvilloi një takim të fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjatë bisedës Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndër vite, veçanërisht në momente të rëndësishme për vendin dhe shqiptarët. Në këtë kuadër, ai veçoi mbështetjen gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit shkatërrues...