Begaj në Abu Dhabi/ Forcohen lidhjet me Emiratet, kërkohen më shumë investime në Shqipëri
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi vizitën e parë zyrtare të një kreu të shtetit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u prit nga Presidenti Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Në fokus të takimit ishte forcimi i partneritetit politik dhe ekonomik mes dy vendeve, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Gjatë bisedimeve në Abu Dhabi, Presidenti Begaj falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në periudha të vështira. Ai veçoi ndihmën gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022. Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve. Begaj vlerësoi se hapja e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë...
Burimi:
ntv.al