Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030
Presidenti Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i ka dorëzuar progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026. Gjatë takimit, kreu i Shtetit e vlerësoi raportin si dëshmi të avancimit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen ndaj Komisionit Europian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, si dhe për politikat në mbështetje të zgjerimit të Bashkimit Europian në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takim, kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2030. Në këtë drejtim, Begaj...
Burimi:
javanews.al