Befason kryetarja e Kuvendit: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka akuzuar kundërshtarët politikë se po përgatisin një fushatë për arrestimin e Aleksandar Vuçiçit, pas kërkesave për marrjen e tij në pyetje lidhur me tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Në një reagim në rrjetin social X, Brnabiç e cilësoi këtë zhvillim si një përpjekje për përndjekje politike, duke pretenduar se qëllimi nuk është vendosja e drejtësisë, por largimi i Vuçiçit nga politika. Sipas Brnabiçit, më pak se 72 orë pas fitores së Listës Studentore në zgjedhje, ka nisur një fushatë që synon arrestimin e Vuçiçit. Ajo i konsideroi të pajustifikuara kërkesat për marrjen e tij në pyetje, ndërsa kërkoi që hetimet të përfshijnë edhe personat përgjegjës për kontrollin e projektit dhe...
Burimi:
kohajone.com