Beck do të përfaqësojë Mongolinë në Eurovision Asia
Mongolia ka përzgjedhur artistin që do ta përfaqësojë në edicionin e parë të Eurovision Song Contest Asia. Beck do të ngjitet në skenën e konkursit më 14 nëntor në Bangkok të Tajlandës, ndërsa kënga me të cilën do të garojë do të përcaktohet përmes votimit. Televizioni CNBC Mongolia do të zhvillojë më 10 tetor, në orën 15:00 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe 21:00 sipas kohës lokale në Mongoli, spektaklin e parë të përzgjedhjes kombëtare për Eurovision Asia. Gjatë këtij programi, Beck do të interpretojë disa këngë dhe publiku në Mongoli, si dhe ai ndërkombëtar, do të ketë mundësinë të votojë për këngën që dëshiron ta dëgjojë në skenën e konkursit në Bangkok. Spektakli do të transmetohet edhe përmes kanalit zyrtar të Eurovision Song Contest...
Burimi:
kultplus.com