Bebe Rexha mahnit me performancën vokale në NRJ Music Awards në Francë
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Kanë, duke spikatur me kontrollin vokal dhe interpretimin e saj. Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen me performancën e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve NRJ Music Awards, të mbajtur në Kanë të Francës, transmeton albinfo.ch. Artistja u dallua për sigurinë në interpretim dhe kontrollin vokal, veçanërisht gjatë pjesëve më sfiduese të performancës. Mënyra e natyrshme me të cilën Rexha përballoi kërkesat vokale të interpretimit ishte një nga elementet që spikati në paraqitjen e saj, duke vënë në pah aftësitë artistike të këngëtares shqiptare në një skenë ndërkombëtare./Albinfo.ch
Burimi:
kultplus.com