BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian (BE) ka një përgjigje ndaj paralajmërimeve ruse për vendet e Ballkanit Perëndimor: e ardhmja e tyre është në BE. Ky është mesazhi që Brukseli përcjell pas deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Në mesin e këtij muaji, ajo i kishte “paralajmëruar” vendet e rajonit se integrimi evropian nuk është më vetëm çështje anëtarësimi, por nënkupton edhe pranimin e politikës së Brukselit ndaj Moskës, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme ruse. E pyetur se si mund t'i mbrojë vendet që synojnë anëtarësimin nga pasojat e paralajmërimeve ruse, Komisioni Evropian tha se “lufta kundër manipulimit të informacionit nga jashtë, dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera hibride është pjesë përbërëse e procesit të anëtarësimit”. “Mbrojtja e procesit të integrimit evropian dhe e...
Burimi:
syri.net