BE: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në Dialog
Bashkimi Evropian ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi “nuk i ndryshojnë themelet e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, as detyrimet e marra përsipër nga palët”. “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga liderë të veçantë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten në fuqi, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit (Marrëveshja e Ohrit)”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim. Lidhur me qeverinë e re që pritet të formohet në Serbi pas zgjedhjeve të 25 tetorit, zyrtarët në Bruksel janë të kujdesshëm në pritjet e tyre ndaj pushtetit të ri në Beograd. Sipas tyre, në këtë fazë do të ishte e parakohshme të spekulohej për...
Burimi:
syri.net