BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit të së dielës, me ç’rast u bë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re, por shtoi se i takon gjykatës më të lartë në vend që të japë vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së themelimit të këtyre institucioneve. “Jemi në dijeni të votimeve të së dielës, si dhe vendimeve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjithashtu, jemi në dijeni edhe për kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. I takon Gjykatës Kushtetuese të shprehet për kërkesën e paraqitur”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë. Zëdhënësi theksoi po ashtu se Kosovës i duhen institucione “plotësisht të konsoliduara për të çuar përpara reformat...